Fluturimi i parë i kapsulës “Blue Origin” në hapësirë me njerëz në bord ishte një sukses. Anëtarët e ekuipazhit Jeff Bezos, Mark Bezos, Wally Funk dhe Oliver Daemen udhëtuan më shumë se 60 milje mbi Tokë në një fluturim që zgjati rreth 11 minuta.
Kjo aventurë në hapësirë erdhi vetëm nëntë ditë pasi miliarderi britanik Richard Branson fluturoi me sukses në hapësirë me kompaninë e tij, Virgin Galactic.
Branson uroi ekuipazhin e “Blue Origin” pas fluturimit të tyre, duke e quajtur atë “mbresëlënës!”. e.l/abcnews.al/
Well done @blueorigin, @jeffbezos, Mark, Wally and Oliver. Impressive! Very best to all the crew from me and all the team at @virgingalactic
— Richard Branson (@richardbranson) July 20, 2021