87 milionë pagë dhe shpërblim, Raiola “çmendi” Chelsean me pretendimet për Haaland

schedule10:39 - 25 Gusht, 2021

schedule 10:39 - 25 Gusht, 2021

Chelsea e deshi shumë transferimin e Erling Haaland këtë verë, por në fund nuk arriti të gjente financat e duhura për ta bërë këtë transferim dhe bleu Romelu Lukakun nga Inter për 115 milionë.

Bild, një nga mediet më të njohura në Gjermani nxjerr detaje të reja në lidhje me tratativat mes Chelseas dhe palës së lojtarit për një transferim të mundshëm të Haaland në Londër.

Mësohet se kërkesat e Raiolas kanë qenë të frikshme. Ai ka kërkuar pagë prej 47 milionë eurosh për Haaland në sezon dhe një komision për vete prej 40 milionë eurosh.

Këto para i shtoheshin faturës së kripur që Borussia Dortmund kërkon për yllin norvegjez. Shumë para, edhe për një klub të pasur si kampionët e Europës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!