Presidenti i Haitit Jovenel Moise u vra gjatë sulmit në rezidencën e tij në lagjen Pelerin të Port-au-Prince. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Claude Joseph
Gjatë sulmit u qëllua edhe zonja e parë Martine Moise, e cila mbeti e plagosur dhe po merr trajtim mjekësor.
Mediat vendase raportuan se një grup njerëzish disa prej të cilëve flisnin spanjisht u futën në shtëpinë e tyre dhe hapën zjarr.
Kryeministri Claude Joseph dënoi sulmin dhe u bëri thirrje të gjithë haitianëve të qëndrojnë të qetë. Moïse ishte presidenti i 42-të i Haitit. m.v/abcnews.al