Laçi, Vllaznia dhe Partizani u kualifikuan në turin e dytë të Conference League një ditë më parë, pasi fituan ndeshjet e kthimit.
Këto fitore u kanë dhënë këtyre klubeve nga 550 mijë euro dhe nëse kalojnë edhe një tur tjetër, atëherë kjo shifër do të rritet edhe më shumë.
Ekipet që kalojnë në turin e tretë përfitojnë 300 mirë euro për luajtjen e tre tureve dhe kanë të sigurta edhe 550 mijë euro të tjera në rast eliminimi.
Pra në total kaq do të arkëtonin Partizani, Vllaznia apo Laçi nëse do të bënin mrekullinë respektivisht ndaj Basel, AEL Limassol dhe Univ. Craiova. / abcnews.al