85-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Matit, reagon policia

schedule08:51 - 17 Maj, 2021

schedule 08:51 - 17 Maj, 2021

Mat- Një 85-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Sipas policisë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme D.H është paraqitur në spitalin me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Ndër të tjera policia shton se 85-vjeçari dyshohet se është plagosur me armë zjarri ndërsa kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e kësaj arme.

Njoftimi i policisë:

Në orët e vona të mbrëmjes datë 16.05.2021, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi D. H., rreth 85 vjeç, banues në Mat, i cili në një ambient pranë banesës së tij , dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes armën e zjarrit, si dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./abcnews.al/