85 pacientë me Covid humbin jetën, shënohen 526 raste të reja në Greqi

schedule17:46 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 17:46 - 21 Dhjetor, 2020

Në Greqi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 85 pacientë me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 4,257 humbje jete.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë shënuar 526 raste të reja me koronavirus, 134 prej të cilave u zbuluan në Atikë dhe 118 raste në Selanik.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 131 597 të prekur, 52,5% e të cilëve janë burra.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të respektojnë protokollin për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!