Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku i është përgjigjur akuza të opozitës për çështjen e naftëtarëve të Ballshit.
Balluku ka sjellë vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, ku theksohet se naftëtarët e Ballshit përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh.
“Naftëtarët e Ballshit përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh. Vendimi i Qeverisë, i marrë në datë 23 prill 2020 dhe botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, është mëse i qartë dhe nuk ka asnjë vend për dyshime e as për abuzime politike”, thuhet në reagimin e ministres Balluku.
LEXO EDHE: Alibeaj: Qeveria i mashtroi, 800 naftëtarët e Ballshit nuk e morën pagën e premtuar
Kujtojmë se ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat mesditën e kësaj të enjtjeje deklaroi se naftëtarët e Ballshit janë prova më e mirë e mashtrimit të qevirisë në këtë kohë pandemie.
Alibeaj në deklaratën e tij është shprehur se 800 punëtorët nuk morën pagën e premtuar, pasi Rama paguan klientët dhe oligarkët. /abcnews.al

