800 chartera gjatë verës/ Operatoret turistike rritje me gati 40 % krahasuar me një vit më parë

schedule15:41 - 26 Maj, 2023

schedule 15:41 - 26 Maj, 2023

Shqipëria do të presë rreth 800 avionë charter me turistë gjatë  sezonit të verës. Rritja është e konsiderueshme nëse e krahasojmë me një vit më parë, ndërsa destinacionet të larmishme. Kreu i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa shprehet se turizmi i organizuar po njeh zgjerim.

“Ka rritje me 40% më shumë, deri më tani kanë ardhur 6-7 fluturime avion charter, për të filluar më pas me një fluks më të madh deri më 10 tetor”, ka thënë ai.

Operatorët turistik kërkojnë që të hapet sa më parë një fakultet për turizmin pasi po përballen me mungesë të stafit të kualifikuar.

“një nga sfidat është stafi, besoj se ka ardhur koha për një fakultet turizmi, që të ketë degët që ka nevojë industria është shumë e rëndësishme kjo”, është shprehur Kasa.

Pavarësisht se turizmi i organizuar po kthehet në një trend , turistët  individual vijon të mbajë peshë kryesore. Në jug të vendit ka pasur fluks të turistëve nga vende të ndryshme të Europës.

Jemi nga Gjermania është hera e parë që kemi ardhur këtu dhe do të qëndrojmë”, kanë thënë turistët gjermanë.

“Jam nga Zvicra kam vizituar edhe qytete të tjera si Shkodër e Berat”, ka thënë një tjetër turist.

Ndërkohë  media ndërkombëtare vijojnë ti kushtojnë vëmendje turizmit në Shqipëri. Së fundmi e përditshmja  Spanjolle “El Diario” i ka kushtuar një artikull të gjatë bukurive natyrore në Shqipëri. Në artikull media spanjolle rendit se disa prej arsyeve pse duhet vizituar Shqipëria  janë natyra e larmishme, trashëgimia kulturore dhe arkitekturore apo qytetet me histori të pasur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!