80-vjeçarja bie nga kati i tretë i të njëjtit pallat ku u hodh 34 vjeçarja me fëmijën, dërgohet me urgjencë në spital

schedule10:47 - 3 Prill, 2022

schedule 10:47 - 3 Prill, 2022

Një 80 vjeçare ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku jetonte këtë të dielë duke përfunduar në spital.

Policia bën me dije se e moshuara me iniciale Gj. S., rreth 80 vjeçe, ndodhet ne Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë burime për abcneës.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në potë njëjtin pallat që më parë ishte vetëhedhur bashkë me fëmijën në krahë  34-vjeçarja Pamela Mërtiri.

“Më datë 03.04.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka rënë nga kati i tretë i një pallati, shtetasja Gj. S., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet ne Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve’, thuhet në në njoftimin e policisë. /abcnews.al