90 milion euro për goditjen e dyfishtë, Leonardo nuk lë rehat Milanin

schedule14:40 - 6 Janar, 2020

schedule 14:40 - 6 Janar, 2020

Ardhja e Zlatan Ibrahimovic ka rritur entuziazmin te Milanit, por për të krijuar panik te tifozët e “Djallit” ka menduar Leonardo. Ish-drejtori sportiv dhe trajneri i kuqezinjve, aktualisht drejtor sportiv i PSG-së, synon dy afrime nga klubi italian.

Të preferuarit e tij janë Lucas Paqueta dhe Alessio Romagnoli. Për të parin është gati të ofrojë 35 milionë euro, shifër e njëjtë me atë që i pagoi Milani brazilianëve të Flamengos dhe transferoi fantazistin në futbollin europian.

Përveç brazilianit, drejtuesi i kampionëve të Francës është i fiksuar edhe pas kapitenit, i cili është ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe një idhull i tifozëve. Romagnoli vlerësohet 55 milionë euro dhe Leonardo ka gati 90 milionë euro për Milanin.  /abcnews.al

 

Lucas Paqueta