80 km autostradë pa asnjë mbikalim në Gjirokastër, banorët: Këtu ecin dhe me 120 në orë

schedule15:42 - 12 Qershor, 2021

schedule 15:42 - 12 Qershor, 2021

Nga Elidon Berberi

Në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, ajo që vihet re gjatë gjithë gjatësisë të tij është se nuk ka asnjë mbikalim në shërbim të qytetarëve. Pikërisht në këtë zonë janë shënuar dhjetëra aksidente.

Përgjatë gjithë rrugës janë ngritur lapidarë që dëshmojnë se prej aksidenteve ka pasur dhe humbje jetësh.

Vdekjet e kalimtarëve kanë qenë më të shumta në kryqëzimi e fshatit Sofratikë.

“Sa gabime janë bërë këtu, s’janë një e dy. Ura ajrore nuk janë bërë. Njerëzit kanë kujdes vetë se shoferët nuk pyesin fare. Kur ecën ai me 60 a 80 km në orë sado që të kesh kujdes, të merr ai. Duhet të kemi kujdes vetë. Këtu ecin dhe me 120 në orë”

“Këtu kanë ndodhur disa aksidente se këtu kryqëzohet dhe Libohova. Duhet të bëhet dhe sinjalistika tha inxhinieri atëherë duhet të vihej semafor, je me të kuqe nuk kalon, por nuk u bë”.

“Kam lokalin këtu kam parë shumë aksidente. E pardje kishte një aksident. Duhet parë të bëjnë diçka ndonjë urë se ecin me shpejtësi të madhe e parakalojnë gabim”.

Banorët thonë se kjo autostradë u ndërtua në vitin 2000, kërkuan që të projektohej një mbikalim, por dhe të vendoseshin tabela orientuese, po zëri I tyre nuk u dëgjua.

“E ngritëm këtë problem që kur u bë kjo rrugë kam folur me inxhinierin atëherë që duhet të ketë dhe sinjalistikë të vihen dhe fenerë. Kundërshtuam si dropullitë, si intelektualë. Kemi fushën përballë, s’ka nënkalim pas mbikalim që të vijnë njerëzit të shohin dhe teatrin e Sofratikës. S’ka një tabelë që tregon se këtu është amfiteatri I shekullit të dytë para erës së re. Është karagjozllëk!”

Banorët e 12 fshatrave minoritarë të Bashkisë së Dropullit janë më të shqetësuarit për mungesën e mbikalimit, pasi kanë dalje direkt në autostradë. Mungesa e mbikalimeve shtrihet edhe përtej kësaj zonë. Pasi në një gjatësi prej 80 km nga Kakavija në Tepelenë nuk ka asnjë mbikalim. /Abcnews.al