Një shtetas rumun është ndaluar në doganën e Kapshticës, pasi po udhëtonte me rulotin e tij drejt Greqisë me 80 kilogram kanabis sativa.
Mësohet se automjeti tip rulot i është nënshtruar kontrollit në skaner, aty ku është konstatuar edhe diçka e dyshimtë, çka e ka detyruar policinë kufitarë të ushtrojë kontroll më të imët në mjetin e dy shtetasve rumunë.
Rumuni është në mjediset e drejtorisë vendore të policisë së Korçës, aty ku do të merren në pyetje për sasinë e lëndës narkotike të gjetur në mjetin e tyre.
Njoftimi i policisë:
Kapshticë
Si rezultat i një operacioni të mirëkoordinuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, është goditur 1 tjetër tentativë e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.
Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar e shoqëruar një shtetas rumun dhe është sekuestruar një sasi e lëndës narkotike kanabis.
Nga ana e Policisë po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe në përfundim të veprimeve procedurale, peshimit të sasisë të lëndës narkotike, do ju informojmë me një informacion më të detajuar.r.t/abcnews.al