80% e sipërmarrjeve fasone pa kontrate të re, rreth 2500 punonjës të janë larguar nga puna

schedule14:50 - 18 Shtator, 2020

schedule 14:50 - 18 Shtator, 2020

Nga Erblina Mile

Prodhuesit fason po vuajnë ende pasojat e pandemisë .Edhe pse aktualisht ka nisur puna këto ndërmarrje raportojnë rënie të ndjeshme të fitimeve mungesën e kontratave të reja.

Kreu i shoqatës pro-Eksport, Edvin Prençe thekson se muajt në vijim  parashikohet të jenë më të zymtë pasi 80 % e ndërmarrjeve në vend nuk kanë asnjë kontratë të re të lidhur.

“Pothuajse 80 % kanë konfirmuar kontrata të reja dhe konfirmime për prodhime të reja që duhet të bëjnë”, ka thënë Prençe.

Problem mbetet mungesa e likuiditetit dhe rënia  e fitimeve  të cilat rezultojnë 50% më pak nëse e krahasojmë me  periudhën para  pandemisë.

“Mungesa e likuiditetit, shtimi i kostove sepse për të përballuar problemet me kostot e kësaj periudhe, dhe likuiditeti për të bërë investimet e duhura dhe për t’iu adoptuar tregut”, është shprehur ndër të tjera ai.

Pandemia ka shkaktuar edhe mbylljen e një sërë  fabrikash në vend  si dhe largimin nga puna të rreth 2500 punonjësve.

“Vetëm nga periudha e hapjes së pandemisë në vend dhe deri më tani thuajse 3 % e fasonerive janë mbyllur që i bie rreth 21 firma fasonerie janë mbyllur duke shkaktuar lënien pa punë të rreth 2500 personave”, ka thënë ndër të tjera ai.

Sipas të dhënave të INSTAT eksportet e nëngrupit tekstile dhe këpucë u rritën me 5.2% gjatë muajit gusht por  vetë prodhuesit theksojnë se  kjo ka ardhur si rezultat i dorëzimit të porosive të lidhura shumë muaj më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!