80% e popullsisë kineze është infektuar me koronavirus

schedule11:57 - 21 Janar, 2023

schedule 11:57 - 21 Janar, 2023

Mundësia e rikthimit të Covid-19 në Kinë në dy deri në tre muajt e ardhshëm është e vogël, pasi 80% e popullsisë tashmë është infektuar.

Lëvizjet masive të njerëzve gjatë sezonit aktual të festave të Vitit të Ri Kinez mund të përhapin pandeminë, duke rritur infeksionet në disa zona, por një valë e dytë e Covid nuk ka gjasa të ndodhë, Ëu Zunyu, shefi epidemiolog në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Gati 60,000 njerëz me Covid kanë vdekur në spitale që nga 12 janari, rreth një muaj pasi Kina papritmas hoqi masat anti-Covid, sipas shifrave të qeverisë.

Megjithatë, ekspertët argumentojnë se ky numër nuk pasqyron plotësisht realitetin, sepse nuk përfshin personat që vdesin në shtëpi.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!