Katër nga pesë pacientë që u infektuan me Covid, përkatësisht 80% kanë rifituar shijen dhe nuhatjen brenda 6 muajsh ndërsa 20% pra 1 në 5 vuajnë ende nga mungesa e shijes ose nuhatjes. Për më tepër shija ose nuhatja ka të ngjarë ti rikthehen personave nën moshën 40 vjeç në krahasim mr të moshuarit.
Studiuesit, të udhëhequr nga Profesor Ivan Reiter i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Virxhinias, i cili botoi studimin në American Journal of Otolaryngology, analizuan të dhënat e 798 personave mbi moshën 18 vjeç.
Humbja e shijes ose nuhatjes është një nga simptomat më të zakonta të Covid-19. Pacientët që kanë simptoma të tilla për një periudhë më të gjatë kohore gjithashtu mund të jenë më të rrezikuar nga simptomat më të rënda të Covid.
Studimi i ri zbuloi se pacientët që kishin gulçim kur u infektuan me Covid-19, i nevojitej një periudhë më e gjatë për tiu rikthyer shija ose nuhatja. Gjithashtu, asnjë nga ilaçet e përdorura zakonisht kundër Covid-19 nuk duket se përmirëson rikthimin e nuhatjes./abcnews.al