8 vite pa Dr. Florin, djemtë e “West Side Family” e kujtojnë me vargjet e këngës së tyre: Jeta shkon, kujtimi yt mbetet

schedule15:21 - 17 Nëntor, 2022

schedule 15:21 - 17 Nëntor, 2022

Tetë vite më parë, u nda nga jeta këngëtari i famshëm shqiptar Dr. Flori. Artisti la pas një trashëgimi të pasur muzikore dhe hitet e tij vazhdojnë dëgjohen edhe dhe sot. Dy miqtë e tij të ngushtë, Landi Hysi dhe Armir Shahini e kanë përkujtuar me vargjet e këngës së tyre “Jeta shkon”.

Postimi i plotë:

8 vjet… 8 miliardë… Jeta shkon… Kujtimi yt mbetet.
Për këngën paskam qenë në një mendje me Xhikun.

Jeta shkon

Dr. Flori

Jeta shkon, jeta shkon,
Kështu ka qenë e kështu do të jetë gjithmonë,
Yea yea yea yea hahahahahahaha Jeta shkon!
Dua të them vetëm se: “Jeta shkon!”

Refreni
Dr. Flori

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)

Dr. Flori

Kur marr fletoren e shkruaj për jetën po mendoj,
Sa e çmendur me pasione koha që jetoj,
Me suksese, dhimbje, ndjenja që si peisazh më shfaqen tani
Gjithë bota është për njerëzit çdo njeri ka botën e tij,
Më kalonin para sysh njerëzit që m’u larguan
E fatet tona bashkë nisën e u shkatërruan
Se disa ngelën në vend e disa u harruan,
Disa hipën shumë lart dhe për të kaluarën s’u kujtuan
Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa
Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa
Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time
Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime
Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja
Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon

Refreni
Dr. Flori

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Roland Hysi (@landifornia)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!