Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

8 viktima dhe 249 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

schedule15:09 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 15:09 - 25 Dhjetor, 2020

Në Kosovë janë regjistruar 8 viktima dhe 249 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 538 pacientë.

Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 99 raste, Gjakovë 14 raste, Gjilan 14 raste, Graçanicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Podujevë 10 raste, Lipjan 7 raste, Prizren 7 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Junik 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” bëri me dije se lakorja e infeksionit është në rënie.

Por gjithashtu ai i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!