8 të vdekur gjatë Krishtlindjeve në Kolumbi

schedule09:25 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 09:25 - 26 Dhjetor, 2020

Tetë persona kanë mbetur të vrarë gjatë festimeve të Krishtlindjeve në Bogota, kryeqytetin e Kolumbisë.

Zyrtarët thanë se niveli i vrasjeve ka rënë 76 për qind krahasuar me Krishtlindjet e vitit të kaluar. Po ashtu, megjithëse në Bogota është shpallur orë policore në kuadër të masave kundër koronavirusit (COVID-19), 1.202 persona janë gjobitur për shkelje të rregullave.

Nga ana tjetër, kolumbianët kanë kaluar festimet e tyre të Krishtlindjeve në shtëpitë e tyre këtë vit për shkak të shtetrrethimit në gjithë vendin.

Në Kolumbi, vend me një popullsi prej 50 milionë banorësh, numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 1,5 milion./abcnews.al