Tetë viktima janë regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1.525 teste, ndërsa janë regjistruar 237 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup-123, Kumanovë-15, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-7, Strugë-11, Veles-5, Manastir-5, Ohër-13, Kavadar-11, Gjevgjeli-6, Strumicë-5, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçan-3, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Berov-2, Vinicë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-2, Resnjë-1, Negotinë-6.
8 personat që vdiqën janë një pacient nga Shkupi (75-vjeç), dy nga Kumanova (61 dhe 65), një nga Shtipi (71), një nga Manastiri (66), një nga Ohri (79), një nga Radovishi (75) dhe një pacient nga Koçan (67). 460 është numri i të shëruarve sot në vendin fqinj./ db/Abcnews.al