“8 socialistë të inatosur” letër kongresit të PS:  Rama ta drejtojë partine jo më shumë se dy mandate

schedule17:14 - 27 Shkurt, 2020

schedule 17:14 - 27 Shkurt, 2020

Teksa Edi Rama duket se i ka zgjidhur punët me delegatët e partisë dhe nuk ka rryma kundër tij brenda Kongresit, por jashtë forumi ka ende nga ata që mblidhen bashkë për ta kundërshtuar.

Kritikja e tij Arta Dede, dhe ish-drejtoresha e doganave në kohën e Ramës, Irena Beqiraj kanë bërë bashkë 8 aktivistë socialiste. Pjesë është bërë dhe ish rivali i Edi Ramës për kryetar partie, Maqo Lakrori dhe këngëtari e aktivisti Luan Zhegu.

8 aktivistët socialistë propozojnë ndryshime në statusin socialist dhe kërkojnë që propozimet e tyre të hidhen në votim.  Ata kërkojnë që numri i mandateve partiake të kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë kufizohet deri në dy.

Po ashtu kërkohet që kryetari i partisë, sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët e tjerë të mos jenë njëkohësisht edhe president, kryetar kuvendi, kryeministër, ministra apo kryetarë bashkie.

Po ashtu në funksion të dekriminalizimit, kërkohet që : cilido porositës dhe përfitues i manipulimit dhe vjedhjes së votave në zgjedhjet brenda partisë përjashtohet përgjithmonë nga Partia.

Grupimi i pakënaqur me Ramën, kërkon që PS të prishë marrëveshjen e tij me Berishën në vitin 2008 dhe të ndryshojë sistemin zgjedhor. Këto propozime kanë pak shanse të përfillen nga drejtuesit aktualë të socialistëve. Asnjë prej nënshkruesve nuk është anëtar me të drejtë vote në Kongresin e PS që mblidhet këtë fundjavë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!