Në Krujë të prekurit me koronavirus po shtohen dita ditës. Rastet e reja po rriten frikshëm. Vetëm këtë të hënë rezultuan 8 të infektuar.
Nëse deri dje burim infeksioni ishte një fasoneri, rastet e fundit nuk dihen se nga e kanë marrë virusin.
Drejtoresha e spitalit të Krujës Yllka Cukalaj në një intervistë për ABC News është shprehur se infeksioni është përhapur nga pakujdesia e treguar nga qytetarët.
“Mund të merrni informacione tek njësia vendore. Ne i japim shërbim çdo personi. Nën kontroll.
Shkaqet duhet t’i kërkoni tek njësia qendrore. Për rastet e hetuara njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm, të mbajnë maska. U shtuan ngaqë menduan se u largua”, shprehet ajo.
Më të ekspozuarit janë të moshuarit. Një çift thonë për mikrofonin e ABC News se jetojnë me frikë.
“Ruajmë veten tone mos të vdesim. Vetëm nga këpucaria. Nuk vënë maska. Dhe rrinë në kafe.
Që në 7 mars brenda. Në Greqi. Edhe këpucaria. Se ka njeriu bukë të hajë s’do t’ia dijë njeri. Krejt nëpër klube i ke”.
Ky shqetësim ngrihet dhe nga zyra e konsumatorit në Krujë.
“Me lehtësimin e masave nga qeveria, normalisht me protokoll. Është shpërdoruar kjo liri. Po të shohësh lokalet janë plot. I bëj thirrje qytetarëve mbroni veten. Kjo liri është problem përballë armikut të padukshëm.
Është momenti të mbroni veten. Ka gjasa, Kjo shturje. Tani u duket. Sikur ka përfunduar. Është armik i cili është globalisht në të gjithë botë, po bëjnë thirrje çdo ditë”.
Numri total i të infektuarve në Krujë është 68 dhe është bashkia e tretë në vend më e prekur pas Tiranës dhe Shkodrës./abcnews.al