8 janari, Grida Duma: E prisja dhunën atë ditë sepse e njoh Sali Berishën

schedule19:19 - 21 Janar, 2022

schedule 19:19 - 21 Janar, 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Gridsa Duma është takuar sot me gratë demokrate të LDG-së Berat. Duma ka deklaruar për mediat se ka ardhur momenti të thuhen të vërtetat brenda PD-së sepse vetëm të vërtetat që çojnë në një proces të shëndetshëm për ngritje e Partisë Demokratike në nivelin e meritës dhe në nivelin për të ardhur si forcë alternative në pushtet.

Kritikat e parashtruara nga zonjat demokrate beratase, Duma i ka cilësuar si vlerë të shtuar, pavarësisht momentit kritik që po kalon Partia Demokratike pasi-sipas saj-këto kritika lidheshin me mënyrat sesi mund të forcohet Partia Demokratike, jashtë çdo diskutimi mbi individë të veçantë.

Duke dekraruar se brenda dy javësh do të finalizohen zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas në Berat,Duma i ka cilësuar gratë demokrate si një forcë e madhe brenda PD-së.

Duma ka folur edhe për situatën e krijuar brenda selisë blu, teksa i ka cilësuar personat e lëkundur brenda PD-së si persona që duke kontribuar gjatë brenda Partisë Demokratike kanë të drejtë të jenë emocional, edhe pse të gjithë demokratëve u del si detyrë të jenë racionalë, të arsyeshëm dhe të kuptojnë që e vetmja mënyrë që i nxjerr demokratët të fituar është që Partia Demokratike të forcohet.

“Përtej emrave individualë, përtej Lulzim Bashës, Sali Berishës apo kujtdo tjetër ne të gjithë duhet të mendojmë që Partia Demokratike të jetë forca fituese dhe alternativa e shqiptarëve për ndryshim”-ka thënë Duma.

Ndrë të tjera, ajo ka komentuar edhe 8 janarin, duke e cilësuar si një ngjarje të shëmtuar, që nuk duhet të ndodhte. Duma thotë se e priste atë që ndodhi atë ditë, pasi e njeh Sali Berishën.

“Unë nuk doja që të ndodhte por e prisja që të ndodhte.E prisja të ndodhte sepse e di çfarë do të thotë kur kalon logjika. Nuk do të doja kurrë të flisja për një zvarritje personale të lojës së Sali Berishës, që do zvarriste Partinë Demokratike.Unë e di shumë mirë qëkur Sali Berisha e merr motorin e nxehur emocional të tijin vepron edhe kështu dhe e prisja gjithçka ndodhi në 8 Janar. E kam ndëshkuar atë dhunë, kam qënë aty dhe e di që dhuna mendore, psikologjike dhe shpirtërore brenda godinës së PD-së atë ditë ishte shumë herë më e madhe se jashtë godinës. Ne ishin brenda godinës, jo për ta mbrojtur atë me trupa, por për të treguar se në ditë të vështira ne nuk e lëmë instutucionin. E kam thënë shpesh herë që nuk ishte çështje muresh por çështje institucioni dhe kauzën duhet ta mbrosh deri në fund dhe është fitore që nuk kishte gjak atë ditë”-ka thënë Duma nga Berati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!