Viti 2017 po jep grahmat e fundit të tij. E duke u përshëndetur me këtë mik të mirë, tashmë duhet ti hapim dyert një shprese të re për të përmirësuar jetët tona. Ndërkohë që futemi në retrospektivë pë të nxjerrë bilancin e këtij rrotullim rreth Diellit, le ti hedhim një sy edhe gjerave për të cilat kemi pritshmëri të mëdha në vitin e ardhshëm.
1.Lojërat Olimpike dimërore
Këto lojëra zhvillohen çdo 4 vite. Këtë vit ngjarja sportive është planikfikuar të zhvillohet në PyeongChang të Koresë së Jugut. Veçantia e edicionit që nis në shkurt, është ekipi nigerian i femrave, me të cilat shënohet dhe pjesëmarrja e parë e një ekipi afrikan në kompeticionin e lojërave dimërore.
2.Dasma Mbretërore
Princ Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle kanë vendosur të kryejnë ceremoninë e martesës së tyre në muajin maj. Sipas raportimeve, thuhet se do të jetë një organizim privat në një kishëz të vogël në kështjellën Windsor.
3.Filma shumë shumë të mirë
Viti që vjen premton një listë shumë cilësore prurjesh filmike. Duke nisur në shkurt me “Black Panther”, duke u ndjekur nga “Avengers: Infity War” e me filma të tjerë të shumëpritur si “Jurassic World: Fallen Kingdom”, “Fifty Shades”, “A Wrinkle in Time” etj.
4.Versioni muzikor i filmit të animuar “Frozen”
Impakti i jashtëzakonshëm që pati filmi vizatimor Frozen, bëri që producentët të sjellin tashmë versionin e ri në Brodway. Tashmë këngët e kesaj pjese mund të këndohen me orë të tëra.
5.Kupa e Botës
Qershori dhe korriku i përkasin asaj ç’ka quhet si dasma mbretërore në sport. Këtë vit zhvillohet në Rusi dhe adhuruesit e futbollit pritet të ndezin atmosferën në vendin e akullt.
6.Zhytje për të vizituar Titanikun
Për shumë njerëz është tërheqëse tragjedia e Titanikut për të gjithë bujën groteske që ka pasur. Por tashmë nëse je i fiksuar pas historisë së tij dhe i krimbur në para, do të jetë e mundur ta dëshmosh vetë këtë mister të fundosur në oqean. Një zhytje e gjatë por me siguri mbreselënëse.
7.Udhëtime në Anatarktidë
Deri më tani, të vizitoje Antarktidën duhej të ishe shkencëtar ose një nga gjallesat vendase. Por duke filluar nga viti tjetër, do të marri jetë projekti për zhvillimin e fluturimeve eksploruese ne kontinentin e bardhë. Me nisje nga Argjentina, mund të thuhet se ky është një lajm i mirë për pinguinët, pasi me ardhjen e turistëve, do të kenë mundësi ti shesin shtrenjtë pronat e tyre.
8.Përvjetori historik
Së fundmi, 2018-a shënon 100 vjetorin e fundit të Luftës se Parë Botërore. Një arsye për të kthyer kokën pas për të rikujtuar ngjarje që nuk duhet të përsëriten më./abcnews.al