8 gjëra që i bëjnë njerëzit më të lumtur sesa një partner perfekt

schedule11:22 - 13 Mars, 2021

schedule 11:22 - 13 Mars, 2021

Shumica e njerëzve janë të bindur se lumturia e njeriut qëndron te martesa dhe lindja e fëmijëve. Por, në realitet, ka një bollëk me gjëra të tjera që sjellin lumturi dhe i japin kuptim botës tuaj të brendshme.

Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se cilat janë ato gjëra që na bëjnë më shumë të lumtur sesa një partner perfekt.

1. Shëndeti dhe mirëqenia

Një trup i shëndetshëm do të thotë një shpirt i lumtur. Kur gëzoni shëndet të mirë jeta nuk është e frikshme, por plot ngjyra. Pa dhimbje të vazhdueshme koke, ftohje të herë pas hershme apo dhimbje muskujsh, sigurisht që do ndiheni më mirë. Mundohuni të monitoroni shëndetin tuaj dhe stërvituni sa më shumë, sugjeron abcnews.al.

2. Puna e ëndrrave

Nuk ka të bëjë vetëm me para, por sepse po bëni punën që doni. Në shumicën e rasteve, suksesi financiar vjen nga një punë që vërtet e doni. Një punë e cila ju ndihmon në vetë-realizim, nuk ju mërzitet kurrë dhe ju sjell lumturi. Nëse e keni kaluar gjithë jetën tuaj në një bankë, por në fakt keni dashur të jeni një pastiçere, thjesht rrezikoni. Do ia vlejë.

3. Miqtë e vërtetë

Ata janë po aq të rrallë sa dashuria e vërtetë. Një shok i vërtet është një person që ju i besoni më shumë se vetes. Është dikush që ju kupton dhe ndan vlera e interesat me ju. Ju mund të qeshni dhe qani së bashku, por më e rëndësishmja, ju e dini që gjithmonë mund të mbështeteni tek ata. Sapo t’i gjeni, mbajini, këshillon abcnews.al.

4. Hobet frymëzuese

Hobet dhe interesat janë thelbësore për vetë-realizimin. Kaloni kohë në diçka që ju bën të lumtur, diçka që është argëtuese dhe ju ndihmon të rriteni si person. Mos kini frikë të filloni diçka të re. Një gjyshe filloi të pikturonte në moshën 76-vjeçarja nga mërzia dhe disa vjet më vonë, dhe veprat e saj artistike u shitën për miliona dollarë.

5. Kursimet dhe pavarësia financiare

Përgatituni për një “ditë me shi”. Disa japin me qira një apartament, të tjerë pikturojnë, rrisin lule, shtojnë qetë ose thjesht kursejnë para. Çfarëdo që të ndodhë nesër, kursimet tuaja do t’ju vijnë në ndihmë ose për veten ose për të dashurit tuaj, informon abcnews.al.

6. Respekti për vete

Vlerësoni veten dhe mos i lini të tjerët t’ju bëjnë të keni dyshime për këtë gjë. Dëgjoni zemrën tuaj dhe hiqni dorë nga gjithçka që ju shqetëson ose irriton. Ndryshoni ambientin tuaj nëse keni nevojë. Gjeni një punë ku kontributi juaj vlerësohet. Shmangni këdo që ju ul poshtë apo ju keqtrajton. Pse të toleroni diçka toksike vetëm për  mirësjellje?

7. Duajeni veten e vërtetë

Duajeni veten ashtu siç jeni. Kujdesuni për veten. Drejtojini vetes filma të mirë, dhurata rastësore dhe ushqim të shëndetshëm. Jini të mirë me veten tuaj dhe mos e lini veten të shqetësoheni shumë, sugjeron abcnews.al.

8. Dashuria e vërtetë

Filloni me veten tuaj. Dashuria e vërtetë lind thellë në zemrën tënde dhe rritet që andej për t’u ndarë me të tjerët. Aftësia për të parë të mirën te njerëzit, i ndriçon sytë. Njerëzit e lumtur janë njerëzit më të bukur. Duajeni veten, dhe do të doni jetën tuaj. Vetëm atëherë do të jeni në vendin e duhur për të takuar njerëz që do ju duan vërtet./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!