Kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh në ditën e Rinisë duke e cilësuar atë që dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e vendit tonë.
Basha shprehet se edhe 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci.
“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë
31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit. Gëzuar 8 Dhjetorin!”, shkruan Basha. /Abcnews.al