Gjatë 24 orëve të fundit 768 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Britaninë e Madhe. Sipas BBC, 684 pacientë kanë humbur jetën në spitale, ndërsa viktima janë regjistruar edhe në azilet e të moshuarve.
Ndërkohë, 5.386 persona kanë rezultuar pozitive me Covid-19, gjatë orëve të fundit. Britania është një ndër vendet më të goditura nga koronavieusi, ku numri në total i të infektuarve deri më tani është 143, 464. Ndërsa, 19,506 persona kanë humbur jetën nga virusi. /abcnews.al

