768 km i gjatë dhe 17 sekonda, dy rekordet e rrufeve

schedule15:12 - 1 Shkurt, 2022

schedule 15:12 - 1 Shkurt, 2022

Gjatësia e rrufesë është e njëjtë me distancën nga Londra në Hamburg. Dy rekorde të tjera për rrufetë kanë të bëjnë me viktimat.

Në vitin 1975, në Zimbabve, 21 persona mbetën të vrarë nga një rrufe e vetme.

Rrufetë kanë shënuar dy rekorde të reja historike për shkak të zgjatjes në kohë: 17 sekonda dhe gjatësisë: 768 kilometra në distancë horizontale. Fenomenet e jashtëzakonshme janë regjistruar në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mes Uruguajit dhe Argjentinës

Një rrufe e gjatë 768 kilometra dhe një tjetër që zgjati më shumë se 17 sekonda. Janë dy fenomene të jashtëzakonshme që kanë vendosur një rekord të ri të dyfishtë të regjistruar nga Organizata Meteorologjike Botërore: atë të rrufesë më të gjatë në një distancë horizontale dhe atë që ka zgjatur më shumë në kohë.

Të dy fenomenet u regjistruan në Amerikën e Jugut dhe atë të veriut. Komiteti për kushtet meteorologjike dhe klimatike ekstreme të agjencisë meteorologjike të kombeve të bashkuara, konfirmoi të dy rekordet.

Gjatësia e rrufesë është e njëjtë me distancën nga Londra në Hamburg. Dy rekorde të tjera për rrufetë kanë të bëjnë me viktimat. Në vitin 1975, në Zimbabve, 21 persona mbetën të vrarë nga një rrufe e vetme.

Rrufetë përfaqësojnë një rrezik të madh për njerëzit. Nëse rrufetë godasin brenda 10 kilometrave nga pozicioni i tyre, njerëzit duhet të gjejnë menjëherë një strehim të sigurtë. Rrufetë mund të mbërrijnë në tokë brenda pak sekondave duke mbuluar distanca të gjatë, por janë pjesë e stuhive të mëdha dhe të fuqishme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!