Si shumë njerëz të tjerë që humbën të dashurit e tyre për shkak të COVID-19, edhe Abby Adair Reinhard nuk pati mundësi të ishte në spital në momentet e fundit të babait të saj, Don Adair.
Një infermiere u ofroi asaj mundësinë që të fliste në telefon për 30 orë me babanë, derisa ai ndërroi jetë.
“Ishte një bekim i madh. Unë pata mundësinë t’i thosha atë që kisha nevojë t’i thosha, edhe pse nuk mund ta shikoja. Komunikimi përmes telefonit ishte shumë i çmuar në ato momente.”
Në telefonatën e fundit me babai u bashkuan edhe dy motrat e tjera. Ata ndanë kujtimet me njëri-tjetrin, kënduan këngë dhe shprehën dashurinë për babanë.
Adair, 76 vjeç, nuk mund të fliste, por vajzat u shprehën të lumtura që në momentet e fundit mundën të dëgjonin frymëmarrjen e tij.
“Unë e falenderova atë që ishte aty për mua gjithmonë, që më dhuroi dashuri. I kërkova falje për gjërat që duhet t’i kërkoja. Ne e dëgjonim që ai vuante. Por në të njëjtën kohë, të dëgjoje frymëmarrjen e tij dukej sikur ishim më të lidhur dhe sikur e kuptonim që ai ishte akoma gjallë”, tha Abby Adair Reinhard
Don Adair, 76 vjeç, ishte baba i katër fëmijëve dhe gjyshi i pesë fëmijëve. Një avokat në pension, i cili fliste për familjen e tij, dhe shpresonte se do të udhëtonte me ta për në Europë./abcnews.al