76 milionë £ dhe huazim, ka një marrëveshje për Haaland

schedule09:29 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 09:29 - 18 Dhjetor, 2019

RB Salzburg ka në dorë të ardhmen e Erling Haaland, sulmuesin e talentuar që po mahnit Europën me paraqitjet e tij. 28 gola në 22 ndeshje flasin vetë, ndërkohë që një pjesë të tyre i ka realizuar në Champions League, ndaj ekipeve si Liverpool dhe Napoli.

Sulmuesi i austriakëve është vetëm 19 vjeç dhe Mino Raiola po bisedon me shumë klube për transferimin e tij. Në Angli janë të bindur që në verë Haaland do të kalojë në Premier League dhe është Manchester United që thuhet se ka aarritur një marrëveshje që kap shifrën e 76 milionë sterlinave.

Absolutisht propozimi më i mirë për RB Salzburg. RB Leipzig e ka kërkuar sulmuesin, por ai nuk është dakord për ta bërë një lëvizje të tillë. Haaland do një klub të madhe dhe United po e monitorojnë prej kohësh. Ngërçi është vetëm një për momentin, sikurse raporton “The Sun”.

“Djajtë e kuq” e duan që në janar sulmuesin, por RB Salzburg është i gatshëm ta lëshojë vetëm në verë. Austriakët pranojnë një marrëveshje vetëm nëse Haaland lihet aty në huazim deri në mbyllje të sezonit dhe United është drejt dorëzimit në këtë pikë.

RB Salzburg përfiton goxha kështu, pasi nga kalimi te RB Leipzig do përfitonte vetëm 25 milionë euro. Me anglezët është një ujdi e mirë, që mbetet të shihet nëse do të zyrtarizohet. Solskjaer e pret me krahët hapur sulmuesin, të cilin e ka stërvitur kur ishte në Norvegji në krye të Molde. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!