75% e çifteve të trajtuara tek “Hygeia” arrijnë shtatzëni

schedule16:06 - 31 Gusht, 2022

schedule 16:06 - 31 Gusht, 2022

Rreth 75% e çifteve të trajtuara në klinikën e fertilitetit në Spitalin Hygeia në Tiranë sipas shefit Stefanos Handakas kanë arritur të kenë një shtatzëni.

“Klinika e Fertilitetit Hygeia këto 10 vitet e fundit ka qenë dhe vazhdon të jetë lider në trajtimet e fertilizimit in vitro në  Shqipëri kjo për faktin që përqindja jonë e suksesit prej 75% vazhdon të jetë ndër më të lartat në treg. Pra 75%  e çifteve të trajtuara arrijnë të finalizojnë përpjekjet e tyre në shtatzëni.”

Por cili është suksesi i klinikës së fertilitetit në spitalin Hygeia?

“Suksesi ynë mbështet në radhë të parë në teknologjinë dhe aparaturat bashkëkohore dhe sidomos në laboratorin e Embriologjisë i cili funksionon konform standarteve dhe protokolleve ndërkombëtare dhe sigurisht e ndërthurur ngushtësisht kjo me profesionalizmin dhe eksperiencën e suksesshme të stafit të mjekëve specialistë për infertilitetin. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar çdo ditë e më shumë trajtim të personalizuar dhe cilësor prandaj për të qenë më pranë çifteve që përballen me problemet me infertilitetin gjatë muajve të verës lançuam edhe një paketë kontrolli për fertilitetin, sepse ne gjithmonë i këshillojmë çiftet që është e rëndësishme që të kryejnë kontrollin për fertilitetin pa pritur që të shfaqen problematika pra të mos presin gjatë sepse duke bere kontrollin çiftet arrijnë ti paraprijnë duke i zgjidhur në kohë problematikat shëndetësore që mund të bëhen pengesë për një shtatzëni të suksesshme në të ardhmen”.

Paketa e kontrollit për fertilitetin ku përfshihen tre prej ekzaminimeve të rëndësishme do të vijojë dhe gjatë muajit të ardhshëm.

“Nisur nga kërkesat e shumta që ka patur nga çiftet për këtë paketë kontrolli stafi i Klinikës së Feritilitetit Hygeia ka vendosur që këtë paketë kontrolli me çmim shumë preferencial të vazhdojë ta ofrojë edhe gjatë muajit shtator”. 

Mjekët me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë dhe teknologjia në klinikën e Fertilitetit në Spitalin Hygeia në Tiranë mundësojnë arritjen e një rezultati të suksesshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!