Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka publikuar sot analizën për të vaksinuarit, rastet pozitive me Covid-19 për periudhën prej 6 gusht deri më 14 tetor.
Gjatë periudhës prej 6 gushtit deri më 14 tetorit 40.208 qytetarë janë regjistruar pozitivë nga të testuarit për Covid, prej tyre 25% kanë qenë tërësisht të vaksinuar.
Nga raporti rezulton se është i lartë numri i qytetarëve të vaksinuar të cilët janë infektuar me Covid-19. Sipas statistikës për dy javët e kaluara, 30.142 qytetarë, 74.9% e rasteve pozitive me Covid-19 nuk kanë qenë të vaksinuar.
Përqindja e të hospitalizuarve të cilët janë të pavaksinuar arrin 79%, ndërkaq vetëm 21% nga të gjithë pacientët e hospitalizuar për momentin janë të vaksinuar në tërësi (me dy doza).
Vdekshmëria te ata që nuk janë vaksinuar është e lartë në mënyrë drastike, tregon më tej analiza.
Gjatë periudhës prej 6 gusht deri më 14 tetor kanë vdekur 1382 pacientë me Covid-19, 1149 nga të vdekurit ose 83% nuk kanë qenë të vaksinuar, kurse vetëm 17% ose 233 kanë pranuar vaksinën./ TV21