72-vjeçari kërkon bashkëshorte: Ofroj një milion euro në vit

schedule19:25 - 12 Shtator, 2018

schedule 19:25 - 12 Shtator, 2018

Një aristokrat britanik 72-vjeçar ka vendosur të martohet duke i premtuar bashkëshortes së tij se do ti japë më shumë se një million stërlina në vit si dhe të gjithë trashëgiminë pas vdekjes. Por ajo duhet të plotësojë disa kushte shumë të veçanta para se të thotë po.

Një million stërlina në vit dhe një jetë përrallash për gruan që do të pranojë propozimin për martesë të 72 vjeçarit britanik Benxhamin Slejd. Aristokrati britanik kërkon një bashkëshorte me të cilën të ketë dhe fëmijë. Por lista e kushteve për tu plotësuar nuk është aspak e lehtë.

Për sa i përket këtyre, 72 vjeçari kërkon një bashkëshorte jo më të gjatë se një metër e 65 centimetra, që të ketë një moshë mes 30 dhe 40 vjeç si dhe që të ketë leje për përdorimin dhe mbajtjen e armës si dhe një patentë si pilote helikopteri. Dhe nëse asaj do i duket e mërzitshme jeta si shtëpiake, aristokrati premton se do të kalojnë orë të paharrueshme së bashku./abcnews.al