71-vjeçari nga Malësia e Krujës me dy gra dhe 9 fëmijë, të dytën e mori sepse iu sëmurë e para

schedule15:53 - 16 Prill, 2022

schedule 15:53 - 16 Prill, 2022

Nga Ahmet Zani

Në fshatin Rrëzë të Malësisë së Krujës jeton një familje e pazakontë. 71 vjeçari Hasani Bilja ka dy gra.

Para 50 vjetësh u martua me Havanë, me të cilën ka 4 fëmijë një prej tyre  e humbi në një aksident. Havaja sot 74 vjeç, 30 vjet më parë pas vdekjes së djalit të vogël pësoi traum.

Prej asaj kohe vuan nga një sëmundje mendore dhe nuk është në gjendje t’i shërbejë familjes. Ndaj Hasani u martua me grua tjetër,  Lumen, me të cilën ka 5 fëmijë.

“Të parën e ndava me vendim gjykate, e mbajta është invalide dhe i shërben vajza.

Si gruan e parë ashtu dhe të dytën e gjeti me mblesëri.

“Ma gjeti dhëndri i gocës së parë.”

Lumja nga një fshati o Burelit doli nuse nga shtëpia e prindërve. Tregon se jeton në harmoni me gruan e parë të bashkëshorti dhe e ndihmon shumë.

“Bëra dasmë në shtëpinë time këtu jo. I kam si fëmijët e mi fëmijët e burrit. Për çdo rast fëmijët bashkohen. E ndihmoj e gruan tjetër se është sëmurë, fëmijët e mi I thërrasin nënë.”

6 nga fëmijët e Hasanit janë martuar, 2 të tjetër jetojnë me të dhe dy gratë në këtë çadër. Banesa e kësaj familje u dëmtua nga tërmeti. Pak ditë më parë çadra nga furtuna u dëmtua.

Lajmëruan tek emergjencat në Bashkinë e Krujës dhe kanë marrë premtimin se banesa do t’ju zhdëmtohet së shpejti./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!