71 raste të reja me koronavirus në Greqi, shkon në 26 numri i viktimave

schedule17:08 - 26 Mars, 2020

schedule 17:08 - 26 Mars, 2020

71 raste të reja dhe tre viktima janë shënuar në orët e fundit në Greqi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, sëmundje infektive Sotiris Tsiodras, në një deklaratë për mediat është shprehur se deri më tani si pasojë e koronavirusit janë konfirmuar pozitive 892 pacientë dhe 26 persona kanë humbur jetën.

Zëdhënësi i ministrisë është shprehur se 21 nga viktimat kanë qenë burra dhe 5 prej tyre femra.

Greqia deri më tani është dhe vendi më i prekur në Ballkan nga koronavirus për sa i përket numrit të viktimave dhe qytetarëve të infektuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!