70-vjetori i NATO mes tensioneve të larta dhe aleatëve gjithnjë e më të përçarë

schedule11:19 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 11:19 - 7 Dhjetor, 2019

NATO festoi në Londër 70-vjetorin e saj në një samit dy ditor. Aleanca euro atlantike gjendet në një udhëkryq të rëndësishëm të historisë së saj dhe duhet të përballet me një moment përcarjesh të mëdha të brendshme, të cilat rrezikojnë të fragmentizojnë më tepër një rigrupim që mbahet gjithnjë e më shumë I lidhur në mënyrë elastike.

Aftësia e organizatës, me seli në Bruksel, për të mbajtur së bashku interest e ndryshme duket gjithnjë e më e zbehtë, aq sa presidenti francez Emanuel Makron nuk hezitoi të cilësonte aleancën si një organizatë në vdekje cerebrale. Kreu i Elizesë ka kërkuar që aleatët të ulen në një tryezë për të kuptuar se në cfarë drejtimi duhet të shkojë aleanca. Një organizatë e krijuar për t’u përballur me luftën e ftohtë, sot ka nevojë të kuptojë se cfarë qasjeje duhet të mbajë me tema si terrorizmi ndërkombëtar, si të përmbajë vendet anëtare gjithnjë e më të paparashikueshëm dhe të detyruar për besnikëri ndaj aleancës, kryesisht Turqia; por dhe gjetja e nëj mënyre për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë. Nga këndvështrimi i Ankarasë, retorika e presidentit Erdoan nuk i merr parasysh aleatët. Dhe strategjitë e armatimit të Turqisë tashmë shohin në drejtim tjetër, me blerjen e një sistemi të ri të mbrojtjes ajrore nga Rusia, një lëvizje që deri pak kohë më parë konsiderohej e pakonceptueshme.

Me ngritjen e pushteteve në gjendje për të luajtur në shkallë globale, si Kina, NATO e cila duhet të festojë faktin se ka garantuar paqen për vendet anëtare, duket gjithnjë e më shumë në vështirësi. Një temë mbi të gjitha ëshët përcarëse: ajo e marrëdhënieve më Rusinë. Në një kohë që Franca do të punojë për një përmirësim të marrëdhënieve, vendet Balltikedhe Polonia e shohin Moskën si një kërcënim, sidomos pas aneksimit të Krimesë. Pro samiti duhet dhe të vendosë një zgjerim të fushë – veprimit, duke futur për herë të parë në një document, Kinën.

Ajo që e bëri dhe më të sikletshme klimën në Londër është dhe fakti se Britania e Madhe ishte në qendër të një fushate të ashpër elektorale. Lideri laburist, Xheremi Korbin, i cili në të kaluarën ka kërkuar mbylljen e Nato-s, mbështeti deklaratën e Makron për ndryshimin e drejtimit të aleancës. Kjo duke filluar që nga domosdoshmëria për të zbutur konfliktin me Rusinë dhe për të dhënë një perspektivë më të gjerë për cështjet më të rënda dhe për kërcënimet që i kanosen sigurisë së përbashkët.

Kryeministri britanik në detyrë, Boris Xhonson, nga ana e tij, përdori praninë e presidentit amerikan Donald Tramp, për të theksuar ndryshimet që ka me liderin e opozitës laburiste, duke i kujtuar atij deklaratat anti-Nato dhe duke vënë në dukje miqësinë e tij me aksionistin më të madh të mazhorancës.

Paralelisht me samitin e NATO-s në Londër u shënua dhe një fazë e re për marrëdhëniet ndërkombëtare. Njësoj si në vitin 1947 vendet perëndimore ishin të detyruara të përballeshin për qëndrimin që duhet të mbanin ndaj Bashkimit Sovjetik.

Ndërsa tani Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përcaktojnë ni paprecedentë. Sfida me Kinën përbën një terren të ri, dhe kjo është vetëm faza e parë. Një moment fillestar i përballjes globale me Kinën.

Nuk duhet harruar deklarata e Makron sipas të cilës NATO është në vdekje cerebrale. Presidenti francez ka interes që të rrisë profiling e Francës në Nato. Një lëvizje strategjike kjo për të krijuar më shumë hapësira, dëshmi e një faze transformimi në të cilën të gjithë por pozicionohen nga e para në kërkim të ekuilibrave të rinj.

Nëse do të shtrohej pyetja se cili është aktualisht aleati europian më i besueshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo do të varej nga dosjet. Për sa i përket “dosjes kineze” vendi që aktualisht është më pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është Mbretëria e Bashkuar, pasi është dhe garante e marrëveshjeve të Hong Kong. Kina për momentin nuk përbën kërcënim ushtarak, por kjo nuk lë në hije faktin se duhet të vendoset menjëherë një strategji e Nato-s për t’u përballur me influencën kineze. Ashtu si deklaroi dhe vetë sekretari I përgjithshëm Jens Stoltenberg: Nëse nuk arrimë ne në Kinë, do të vijë Kina tek ne!

“Rruga e Mëndafshtë” sipas ekspertëve nuk ka një pushtet ushtarak për Kinën pasi mbi të gjitha është një operacion tregtar. Askush nuk është kundër tregtisë. Problem që ka të bëjë me presidentin kinez Xi Jinping lidhet me të drejtat e njeriut, me konkurrencën e pandershme, sigurinë kibernetike dhe rrjetin 5G. Janë fronte të reja të cilat nuk mund të injorohen më.

Ashtu si ndodh shpesh, samitet e mëdha ndërkombëtare synojnë të vendosin theksin në elementet e frakturës se sa në ato të bashkimit. Dhe samiti i fundit nuk bën përjashtim. Cështjet e vjetra dhe të reja në tryezë kërcënojnë qëndrueshmërinë e aleancës e cila prej disa vitesh duket e paaftë për të përpunuar një këndvështrim të përbashkët për të ardhmen dhe kërcënimet e mundshme. Në një system ndërkombëtar në vazhdimësi ato që dikur konsideroheshin pika të forta tashmë nuk janë më dhe aq të sigurta.

Dhe njëherë më shumë kalendari i punimeve u hartua në bazë të kërkesës disa vjecare nga ana e administratës Tramp, për shtimin e shpemzimeve për mbrojtjen nga ana e vendeve europiane anëtare. Që nga momenti i parë në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp ka përsëritur disa herë domosdoshmërinë e një përfshirjeje më të madhe europiane në mbrojtjen e përbashkët, duke deklaruar se Nato është një institucion shumë i kushtueshëm për interest amerikane. Madje duke kërcënuar dhe disa herë se do të reduktonte në mënyrë domethënëse impenjimin amerikan në Europë. Por kjo cështje është po aq e vjetër sa NATO.

Që nga vitet ’50 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar një pjesëmarrje më të madhe për sa i përket mbrojtjes së përbashkëty. Pavarësisht përparimeve të parashikuara në këtë drejtim nga shtetet europiane, Tramp ishte i vendosur për të kërkuar sërish më shumë shpenzime ushtarake; deklaratë kjo e shoqëruar dhe me një zhvendosje të dukshme të aksit të politikës së jashtme amerikane drejt Azisë. Pikërisht për të diskutuar rreth impenjimit politik dhe ekonomik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sa I përket mbrojtjes së kontinentit, u mbajëtn katër takime bilateral mes presidentin amerikan dhe presidentit francez Emanuel Makron, kancelares gjermane Anxhela Merkel, pkryeministrit Italian Xhuzepe Konte dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg.

Paralelisht me këtë cështje, zhvillohet dhe një e dytë e cila prej muajsh vë në provë qëndrueshmërinë e Aleancës. Ka të bëjë me linjën e ndjekur nga administrata Tramp për sa i përket disa zgjedhjeve strategjike të vendosura pa përfshirë aleatët. Makron ka kritikuar disa herë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t;u tërhequr nga Siria duke i hapur rrugën ofensivsës ushtarake turke në Kurdistanin sirian.

Ajo që bezdis presidentin francez është dhe zgjedhja për të mos përfshirë në këtë vendim pikërish vendet aleate që do të ishin më të ekspozuar ndaj një vale rikthimi të luftëtarëve të huaj nga Siria e sidomos nga paqëndrueshmëria e krijuar nga operacion “Degëza e Ullirit”. Pikërisht paparashikueshmëria administratës Tramp ishte një nga arsyet e Inciativës Europiane të Ndërhyrjes, një project i cili kërkon transportimin në planin operativ të disa proceseve të nisura prej kohësh. Ideja e Makron, historikisht shumë e mbrojtur nga diplomacia francezem është ajo e përfitimit të një autonomie strategjike ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një project ende shumë larg organizimit por që shumë herë është përcaktuar si një far për t’u ndjekur në zhvillimin e procesit të integrimit europian.

Për sa I përket frontit të sigurisë, dy duket të jenë cështjet më të rëndësishme: vendi I Turqisë Brenda aleancës dhe ngritja e Republikës popullore kineze si kërcënim dhe ndaj sigurisë europiane. Aelatët europianë, Franca sidomos, e konsideruan si të paligjshme kalimin e kufirit nga ana e forcave të armatosura turke në territorin sirian. Një operacion i shoqëruar dhe nga shqetësimi për një rifillim të mundshëm të aktivitetit terrorist nga i ashtuquajturi Shtet Islamik në Lindjen e Mesme dhe në Europë. Blerja nga ana e Turqisë e sistemeve ruse S-400 dhe vendosja e tyre në gadishmëri, kanë rritur pakënaqësitë mes Ankarasë dhe Uashingtonit. Nëse për muaj të tërë Erdoan ka mbajtur një qëndrim të paqartë pëe sa i përket marrëdhënieve me Federatën Ruse, vendosja në gadishmëri e një sistemi të ri anti raketë shkon në një drejtim shumë të qartë.

Për herë të parë ngritja e republikës popullore kineze dhe qëndrimet e saj për sa i përket sigurisë dhe qëndrueshmërisë ndërkombëtare ishin një nga temat kryesore të samitit të NATO-s në Londër. Futja e kërcënimit kinez mes temave objekt i vëmendjes së Aleancës, është fryt ipresionit të fortë amerikan për sa i përket përcaktimit të një strategjie të përbashkët përballë Kinës. Kjo e fundit duket se i shkakton më shumë shqetësime Uashingtonit se cdo kryeqyteti tjetër europian. Në qendër të polemikave ishte futja e kompanive kineze Brenda infrastrukturave të rëndësishme europiane dhe sidomos gara për frontet e reja teknologjike, në mënyrë të vecantë rrjeti i gjeneratës së pestë, thelbësore për ndërlidhjen e sistemeve informatike, përpunimin dhe ruajtjen e një sasie të madhe të dhënash, por sidomos për inteligjencën artificial.

Në sfondin e samitit ndihej se Aleanca ndoshta është pranë vdekjes serebrale si u deklarua nga Makron në një intervistë për “Ekonomist” në 7 nëntor. Përcarjet e brendshme në Aleancë, rishfaqen në mënyrë periodike. Kjo pasi NATO-s aktualisht i mungon aftësia për planifikimin strategjik që duhet të tregojë një rrugë të qartë për t’u ndjekur. Koncepti i fundit Strategjik daton në vitin 2010 dhe është e qartë se tashmë duhet një ndryshim radikal i drejtimit. Aleanca duhet të ripërcaktojë rolin e saj në sistemin ndërkombëtar.

Analistët e kanë pagëzuar presidentin turk Erdoan si “provokuesin” e kërij samiti. Madje ka nga ata që e cilësojnë dhe si ‘mina lëvizëse’.

Sulltani i Ankarasë kërcënoi këdo mes aleatëve që do të guxonte të mbështeste kurdët në një kohë që vijon të jetë në dy fronte mes NATO-s dhe Rusisë. Turqia paralajmëron se do të bllokojë planet e Nato-s për mbrojtjen e Polonisë dhe vendeve balltikenëse aleatët nuk do të cilësojnë si terroristë militantët kurdo – sirianë të YPG-së.
Ditët e fundit u fol për herë të parë për një veto të mundshme të Ankarasë ndaj një plani të ri mbrojtjeje në frontin lindor nëse nuk do të pranohej deklarata e saj sipas së cilës militantët kurdë janë një kërcënim për sigurinë turke dhe atë të Aleancës. Turqia u shpreh shumë e zhgënjyer për mbështetjen e munguar madje dhe për kritikat rreth ofensivës ushtarake të muajit tetor në veri lindje të Sirisë. Madje Erdoan theksoi domosdoshmërinë për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Rusinë dhe vende të tjera pasi nuk janë alternativë e marrëdhënieve turke me Nato-n, por përkundrazi: plotësuese.

Madje Erdoan kritikoi hapur dhe Makron pas deklaratave të këtij të fundit për Nato-n: “Dëgjo se cfarë do të të them për Turqinë, para së gjithash kontrollo vdekjen tënde cerebrale. Ti nuk respekton detyrimet e tua në Nato. Por kur do të biesh në sy, ekspozohesh. Të përjashtosh ose jo Turqinë nga Nato. A e ke autoritetin për të marrë një vendim të tillë? Ti nuk ke asnjë të drejtë për të qëndruar në Siri. As regjimi sirian nuk të ka ftuar, ndërsa siguria e Turqisë është dhe siguria e Europës”.

Fjalë të forta, ndërsa një ditë më parë ishte ministri I jashtëm turk Mevlut Çavusogllu që e cilësonte kreu e shteti francez një sponsor të terrorizmit duke iu referuar mbështetjes së Parisit ndaj militantëve kurdë. Ministri turk u shpreh se Makron do të donte të ishte lider I Europës por në të vërtetë ishte shumë I dobët.

Stoltenberg, në rolin e tij si sekretar I përgjithshëm I Nato-s, u përpoq të minimizojë tensionet mes Turqisë dhe vendeve të tjera anëtare. Ai u shpreh se premtimi për një mbrojtje të përbashkët në Poloni dhe vendet baltike, do të mbahet, pavarësisht ultimatumit turk. Nga ana tjetër presidenti turk mori mbështetjen publike të kreut të shtëpisë së bardhë Trump: “Më pëlqen Turqia dhe shkoj shumë mirë me presidentin e saj”.

Bashkëpunimi i fundit strategjik mes Uashingtonit dhe Ankarasë me përdorimin e hapësirës ajrore turke nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në operacionin që coi në vrasjen e kalifit Abu Bakr al-Baghdadi, u lavdërua shumë nga Trump.

Ndërsa për Makron nuk është e mundur që Turqia të jetë anëtare e aleancës atlantike dhe në të njëjtën kohë të blejë sisteme raketash nga Rusia. Për këtë arsye ai kërkoi një sqarim nga ana e Ankarasë për sa i përket impenjimit turk dhe detyrimeve ndaj NATO-s. Edhe Uashingtoni po vlerëson mundësinë nëse do të sanksionojë ose jo Turqinë për këtë blerje, por Tramp e justifikoi vendimin turk duke akuzuar paraardhësin e tij Obama se ishte fajtor që nuk I kishte shitur Turqisë raketat PATRIOT: “Kështu Turqia nuk këmbënguli më dhe bleu raketat turke…”

Një samit që nisi me polemika dhe përfundoi me një farsë. Samiti I 70 vjetorit të Nato-s u mbyll në Uatford, në portën e Londrës, me një deklaratë të përbashkët ritual dhe me shumë impenjime që diheshin e që u përsëritën nga e para.

Por përplasjet, politike dhe personale, mbetën gjerësisht të pazgjidhura – duke u vulosur nga irritimi i dukshëm i Donald Trump, i cili u largua papritur duke anuluar konferencën për shtyp.

Incidenti i fundit u krijua në Bakingam Palas nga një video e transmetuar nga një televizion kanadez. Gjatë pritjes së ofruar nga Mbretëresha Elizabetë dhe princi Çarls për liderët e vendeve anëtare: Trudo, Xhonson, Emanuel Makron, Mark Rutte dhe princeshë Ana mbajnë gotat në duar.

“Prandaj u vonove?” pyet Xhonson – Makron, i cili sapo kishte dalë nga një takim dypalësh me Tramp. Takim që zgjati më shumë se ishte menduar, pasi Tramp mbajti fillimisht një konferencë për shtyp. Në këtë pikë Trudo përgjigjet me sarkazëm në vend të presidentit francez:

“Ishte me vonesë se pse mbajti një konferencë për shtyp 40 minuta jashtë programit”.

Duke iu referuar në mënyrë të qartë presidentit amerikan Donald Tramp.

Trump, i cili me Trudo ishte përplasur dhe më parë, nuk e mori mirë as këtë situatë. Priti deri në përfundimin e punimeve zyrtare të samitit , për të thënë se Tudo ishte një djalë simpatik të cilit i kishte tërhequr vërejtjen se vendi I tij nuk derdh kontributet e duhura për NATO-n.

“Nuk paguan 2%, por duhet ta paguajë sepse Kanadaja ka para, dhe pse atij mund t’i vijë keq që ia them: Por është një hipokrit.”

Errëson dhe pse nuk fshin, rezultatet e pretenduara nga Stoltenberg: zyrtarizimi i impenjimeve për të shtuar fondet për aleancën, të rritura me 160 miliard dollarë që nga 2016 dhe e destinuar të shkojë deri në 400 miliard më shumë deri në vitin 2024; por dhe linja e përbashkët e gjetur për Rusinë, për apelin ndaj Kinës për ç’armatim, përforcimin e misioneve në mbrojtje të kufijve të Polonisë dhe vendeve balltike.

Tema që nuk shpalosin të gjithë axhendën ku pranë gjërave që bashkojnë janë dhe ato që ndajnë. Probleme për të cilat debatet janë ende të hapura, me Makron që merr meritat se ka dhënë një shkundje të rëndësishme për aleancën duke thënë se NATO është në një situatë vdekjeje cerebrale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!