28 Nëntori, dita e Pavarësisë, është edhe dita e lindjes së ish komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari.
Në 70-vjetorin e lindjes së tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se Jashari lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare.
“Sot kujtojmë 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkruan Rama./abcnews.al

