Të paraburgosurit në burgun e Shënkollit, kanë 3 ditë që kanë refuzuar të ushqehen dhe i janë bashkuar grevës së urisë e cila nisi fillimisht nga burgu i Peqinit, pas aplikimit të regjimit 41 biss.
70 të dyshuarit kanë kërkuar që të lejohen takimet me avokatët dhe familjarët, pasi u ndërprenë për të mos lejuar përhapjen e COVID-19 në institucionet e vuajtje së dënimit që nga nisja e pandemisë.
Ata kanë komunikuar me familjarët dhe avokatët vetëm online nëpërmjet “skype”. Gjithashtu të paraburgosurit e këtij burgu kërkojë, që të mos zvarriten proceset gjyqësore, amnisti të përgjithshme dhe të dalin nga izolimi.
Burgu i Shënkollit është kthyer në burg për karantinimin e të dënuarve të cilët janë të konfirmuar me koronavirus.
Njëri nga të paraburgosurit i tha ABC News se kanë 7 muaj që janë në izolim, i cili është gati njësoj më regjimin “41 biss”.
Greva e urisë e 70 të paraburgosurve në Shënkoll është mbajtur e fshehtë nga institucionet përgjegjëse.
Po ashtu burime të ABC News bëjë me dije se nuk ka ende një përgjigje në lidhje me kërkesat e tyre.
Ata i janë bashkuar kauzës së të dënuarve në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ku rreth 100 të dënuar i kanë dërguar një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, kryeministrit Edi Ramës, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Përmes një peticioni të dënuarit kërkojnë që të miratohet një amnisti e përgjithshme duke e vendosur theksin që duan të përgjysmohen dënimet e të gjithë personave të dënuar, dhe të mos aplikohet burgosje e përjetshme por të konvertohet në 20 vite.
Gjithashtu burime jo zyrtare bëjë me dije se edhe të dënuarit e burgut të Drenovës, disa ditë më parë kanë nisur përgatitjen e një peticioni, por pa dhënë më tepër detaje.
/abcnews.al/