70 persona fitojnë betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit, ja situata në dy spitalet COVID

schedule16:17 - 25 Shtator, 2020

schedule 16:17 - 25 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar 70 qytetarë nga Covid-19, duke e çuar në 7309 numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë në dy spitalet COVID po trajtohen 178 pacientë të infektuar, 18 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 6 janë të intubuar.

“70 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7309 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacient janë të intubuar’, njofton MSH.

Në 24 orët e fundit u shënuan 124 raste të reja me koronavirus, ndërsa 3 pacientë që trajtoheshin në dy spitalet COVID humbën jetën./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!