Rafael Leao është një nga lojtarët më cilësorë të Milanit dhe emri i tij është lakuar më parë si objektiv i PSG, ndërkohë që kuqezinjtë po tentojnë rinovimin me të.
Portugezi ka kontratë deri më 30 qershor 2024 dhe së fundmi për të në lojë është futur edhe Manchester City, sipas gazetarit Nicolo Schira.
Bisedimet me menaxherin e tij, Jorge Mendes, janë hapur. Milani nuk dëshiron të shesë, ndërkohë që nga ana tjetër nëse ndodh nuk e lë pa 70 milionë euro. / abcnews.al