Manchester United është bazuar në gjetjen e një sulmuesi në këtë periudhë. Drejtuesit kanë përzgjedhur Moussa Dembele, 23-vjeçarin e Lyon. Lojtari me origjinë nga Mali, është aktivizuar me të gjithë kombëtaret e moshave të Francës.
Ai ka shënuar 13 gola në 25 ndeshje të zhvilluara me Francën U21, teksa numëron 42 gola të shënuar në dy sezonet e fundit me Lyon. Në Angli raportojnë se akordi mes dy klubeve është shumë afër dhe kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla pa u zgjidhur.
Lyon është një klub shumë i aftë për të shitur lojtarët e talentuar sa më shtrenjtë. “Djajtë e Kuq” pritet të paguajnë 70 milion euro në arkat e klubit anglez për kartonin e Dembele, i cili është gati të hedhë hapin e madh në karrierën e tij. /abcnews.al