Ardi Mema është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Trajneri ka meritat e tij në fitimin e titullit kampion te Tirana, edhe pse u largua në tetor nga drejtimi i bardhebluve (12 tetor 2018-26 tetor 2019 trajner i Tiranës).
Teksa trajneri kryeqytetas po fliste, ndërhynë Nevil Dede dhe Ermal Tahiri, të cilët dhanë mendimin e tyre rreth punës së Memës në pankinën e ekipit kampion.
“Nuk kam dashur të flas për një njeri, që nuk është i pranishëm në studio. Quhen thashetheme nëse nuk je këtu. Ti je pjesë e suksesit, je arkitekti, por nuk jam dakord me faktin që nuk pate durim. Duhet të jesh pjesë e suksesit, një pjesë e asaj Kupe je edhe ti“, deklaroi Nevil Dede, trajneri i Shqipërisë U-19, teksa fjalën e mori Tahiri më pas.
“Në 70%, je ti pjesë e suksesit të Tiranës. Pjesë e këtyre pikëve je po ti. Këtu dalim dhe themi: Unë do isha krenar që isha pjesë e këtij projekti dhe bëra kaq shumë punë për fitimin e titullit të Tiranës“, deklaroi Ermal Tahiri. /abcnews.al