7 zona në trupin tuaj ku mund të përdorni deodorant, përveçse në sqetulla

schedule15:42 - 6 Mars, 2021

schedule 15:42 - 6 Mars, 2021

Të gjithë përdorim deodorante. Shumica prej nesh e përdorin këtë produkt për të zvogëluar djersën dhe erën e keqe të sqetullave. Sidoqoftë, ky nuk është i vetmi funksion i deodorantit. Ju mund ta përdorni edhe për pjesë të tjera të trupit.

1. Në këmbë

Njerëzit që kalojnë tërë ditën me këpucë të veshura e dinë luftën që kanë me këmbët e djersitura. Kjo djersë mund të kthehet në një erë jashtëzakonisht të keqe. Për të ruajtur higjienën e këmbëve tuaja, hidhni deodorant në mëngjes. Këmbët do të qëndrojnë të freskëta dhe të thata, duke mbajtur djersën larg për një kohë më të gjatë.

2. Nën gjoksin tuaj

Gratë me gjoks të madh shpesh përballen me çështjen e djersitjes nën zonën e gjoksit. Dr. Alexes Hazen thotë se përdorimi i deodorantit nën gjoks do t’i mbajë ato të thata për më gjatë. Nëse jeni të shqetësuar se kimikatet në deodorant do të shkaktojnë dermatit, mund të zgjidhni një anti-djersë pa alumin.

3. Në anët e brendshme të kofshëve

Këmbët tona mund të djersiten kur temperaturat janë të larta, sidomos te ata që vuajnë nga diabeti dhe ankthi. Kjo djersitje ekstreme mund të shkaktojë kruajtje, acarim dhe çarje. Kjo është arsyeja pse aplikimi i deodorantit mund të jetë zgjidhja. Gratë duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme për të mos prekur zonat e tyre private, të ndjeshme ndaj deodorantit.

4. Në thembra

Ndonjëherë këmbët tona dhe sidomos thembrat kanë nevojë për kohë ekstra, për t’u mësuar me këpucët e reja. Ata zakonisht bëhen flluska nga fërkimi.  Nëse kjo ka ndodhur, mos harroni që herën tjetër kur të blini këpucë të reja të mos harroni të hidhni deodorant në thembra. Kështu ju mund të minimizoni fërkimin, duke shmangur dhimbjen dhe flluskat.

5. Kudo në trupin tuaj pas heqjes së qimeve me brisk

Është mjaft e zakonshme që njerëzit të përjetojnë skuqje ose acarim pasi pastrojnë trupin nga qimet. Nëse nuk keni alo vera për të aplikuar, mund të përdorni një deodorant. Ju duhet të zgjidhni një anti-djersë pa aromë që do të qetësojë kruajtjet dhe do të trajtojë skuqjen.

6. Aplikoni deodorant në thonjtë tuaj për të hequr manikyrin

Acetoni, i cili përdoret për të hequr manikyrin nga thonjtë, than thonjtë dhe kutikulat nëse përdoret shumë shpesh. Kjo është arsyeja pse duhet të provoni deodorantin për të hequr manikyrin. E vetmja gjë që duhet të bëni është të spërkatni atë në thonjtë tuaj nga një distancë shumë e afërt dhe më pas të fërkoni bojën me një pambuk./e.b-abcnews.al