Mentor Selimaj ka bërë thirrje për të ndihmuar vajzën e tij tetraplegjike, së cilës i është hequr ndihma ekonomike. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, babai nga Kukësi u shpreh se është drejtuar në bashkinë e Kukësit, por nuk ka marrë zgjidhje.
“Kam shkuar dy herë tek njësia administrative. Më kanë thënë dil jashtë se është virusi. Kam marrë dhe kryetarin e Bashkisë, Safet Gjici, më ka thënë është virusi, nuk kemi çfarë bëjmë. Kam shkuar tek sigurimi social dhe atje më kanë thënë dil nga zyra se është virusi.”, u shpreh ai.
Ai u shpreh se ndodhet nqë gjendje të vështirë ekonomike dhe për rrjedhojë nuk mund të përballojë shpenzimet për të bijën. Kryqi i kuq dega Kukës ka reaguar ndaj kësaj situate, dhe i ka ardhur në ndihmë familjes së Mentorit me disa ndihma ushqimore. /abcnews.al