Vin Diesel ka bërë një postim të përzemërt në Instagram për mikun e tij të ndjerë, Paul Walker. Aktori përkujtoi 7 vjetorin e vdekjes së yllit të “Fast and Furious”, i cili u nda tragjikisht nga jeta më 30 Nëntor 2013 në moshën 40-vjeçare.
Krahas një fotoje bardhë e zi me aktorin e ndjerë, Diesel shkroi: “Shtatë vjet….Nuk kalon asnjë ditë…Gjithë dashuri, gjithmonë”. Ndërkohë, e bija e Walker ka komentuar në postimin e Diesel, duke shkruar disa fjalë prekëse për të atin.
LEXO EDHE: Paul Walker u nda nga jeta 7 vite më parë, e bija e përkujton me një foto të veçantë
“Ëngjëlli im. Dy mbrojtësit dhe mbështetësit e mi. Ai është me ne përgjithmonë. Ndihem kaq e bekuar që ai është babai dhe miku im më i mirë. Dashuri e pafundme.”, ka shkruar Meadow. /abcnews.al