Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë regjistruar 411 raste të reja me Covid-19. Betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë. 271 pacientë janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin fqinj janë regjistruar gjithsej 199.056 raste, prej të cilëve 185.931 janë shëruar, kurse 7019 kanë ndërruar jetë.
Aktualisht në Maqedoni janë 6107 raste aktive./ Abcnews.al