7 të vdekur nga mpiksja e gjakut në Britani, pas marrjes së vaksinës AstraZeneca

schedule13:12 - 3 Prill, 2021

schedule 13:12 - 3 Prill, 2021

7 persona kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe nga mpiksje të pazakonta të gjakut, pas marrjes së vaksinës Oxford-AstraZenca, ka konfirmuar për BBC  Agjencia Britanike e Medikamenteve (MHRA).

Ndërkohë që 30 persona, nga 18 milion të vaksinuar deri më 24 mars, kanë raportuar mpiksje gjaku.

Ende nuk është e qartë nëse këto raste të mpiksjes së gjakut janë thjesht rastësi apo efekt anësor i vaksinës.

MHRA thotë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë çdo rrezik. Sidoqoftë, shqetësimi ka bërë vendet e tjera përfshirë Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Kanadanë të kufizojnë përdorimin e vaksinës vetëm për të moshuarit.

Hetimet për të përcaktuar nëse AstraZeneca po shkakton mpiksje të rrallë gjaku vijojnë, ndërkohë që Agjencia Europiane e Barnave (EMA)  ka deklaruar se nuk ka prova që kjo është e vërtetë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!