Shtatë të plagosur dhe 20 të arrestuar është bilanci i protestave të dhunshme në Roterdam, kundër mbylljes. Sipas kryebashkiakut të qytetit 20 persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë plagosur. Dy nga të plagosurit janë qëlluar nga agjentët e policisë të cilët synonin të qëllonin në ajër në shenjë paralajmërimi.
Shumë prej tyre thërrisnin “liri”, shpërthyen shumë fishekzjarrë dhe hodhën sende të forta kundër policisë. Të paktën një automjet i forcave të rendit u dogj. Dhe zjarrfikësit u goditën nga protestuesit teksa përpiqeshin të shuanin flakët.
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë zgjatën disa orë dhe një pjesë e qendrës së qytetit u mbyll. Holanda është vendi i parë europian që vendosi një mbyllje të pjesshme pas rritjes së rasteve me Covid. Në 12 nëntor kur u mor fillimisht vendimi, protestuesit u përplasën me policinë në Hagë.
Në janar kur hyri në fuqi dhe ora policore shpërthyen protesta dhe trazira që nuk ishin parë në vend që prej 40 vitesh./abcnews.al