7 persona arrestohen për vepra të ndryshme penale në Tiranë, policia jep detajet

schedule12:04 - 19 Maj, 2021

schedule 12:04 - 19 Maj, 2021

Shtatë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 19-vjeçari L.P.,të cilit pas kontrollit nga Forca e Posacme Shqiponja iu gjet dhe iu sekuestruar një armë e ftohtë (thikë).

Po ashtu nga policia është ndaluar 43-vjeçari R.Q., i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në Familje”.

Mes të arrestuarve është edhe Florian Mansaku, 43 vjeç. Gjykata e Apelit Tiranë ka bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Firence/Itali, e cila e ka dënuar këtë person me 6 vite burg.

Ndërsa efektivët në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit B. Gj., 32 vjeç (i kapur nga seksioni i kërkimit), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 19 vjeç, pasi në rrugën ”Shote Galica”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 30 vjeçarin L.Gj., dhe K. B., 62 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Sakaq materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë: 

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin Florian Mansaku, 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Firence/Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sipas Kodit të Procedurës Penale, Gjykata e Apelit ka bërë konvertimin e dënimit me një dënim prej 5 vitesh burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrjes në organizata kriminale”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. P., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit R. Q., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit B. Gj., 32 vjeç (i kapur nga seksioni i kërkimit), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 19 vjeç, pasi në rrugën ”Shote Galica”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. L.Gj., 30 vjeç dhe K. B., 62 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!