7 miliardë euro më shumë, UEFA ka gati planin për të zgjidhur krizën e klubeve

schedule20:37 - 18 Gusht, 2021

schedule 20:37 - 18 Gusht, 2021

Pandemia i ka dhënë një goditje të madhe futbollit nga ana ekonomike. Klube si Interi apo Barcelona janë në situatë kritike dhe e kanë thuajse të pamundur rikthimin në gjendjen normale të financave të tyre.

UEFA po mendon t’ua bëjë më të lehtë atyre dhe gjithë të tjerëve. Mediet europiane raportojnë se qeveria e futbollit botëror ka në plan të injektojë plot 7 miliardë euro më shumë se fondi aktual për klubet.

Këto para do të jepen sipas formulës aktuale, në varësi të arritjeve të klubeve në ligat e tyre dhe më pas në Champions League, Europa League dhe Conference League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!