7 mijë euro një vend pune në ministri, si i mashtroi dy vajzat i riu nga Tirana: Kam të njohur atje

schedule14:21 - 16 Korrik, 2022

schedule 14:21 - 16 Korrik, 2022

“Kam të njohur në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës”. Në këtë mënyrë i mashtronte “viktimat” e tij, 29-vjeçari Julian Gjoka, i cili është arrestuar nga policia e Tiranës.

I riu nga Vora, u prangos në kuadër të operacionit policor i koduar “Premtuesi”. Gazetarja Xhensila Kodra raporton bën me dije për abcnews.al se 29-vjeçari ka mashtruar dy vajza, duke iu premtuar një vend pune në ministri dhe iu ka marrë këtyre të fundit shuma të konsiderueshme parash.

Madje, njërës prej tyre ai i ka kërkuar 7 mijë euro, në këmbim të vendit të punës që siç thoshte do t’ja siguronte tek ministria e Energjitikës. 29-vjeçari deklaronte se kishte të njohur të tij në këtë dikaster, duke ua bërë të sigurt punësimin, por më pas kjo nuk ndodhte.

Ndërkaq, mbi të riun rëndojnë akuzat “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!